‘Regjim kancerogjen dhe shpopullim masiv’/ Qytetari thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe ndryshim rrënjësor

Në protestën e 18-të radhazi të zhvilluar para Kryeministrisë, një qytetar mbajti një fjalim të gjatë me thirrje të forta politike dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ai kërkoi mobilizim të gjerë qytetar dhe pjesëmarrje të intelektualëve e të rinjve në atë që e cilësoi si një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisjes aktuale.

Gjatë deklaratës së tij, qytetari pretendoi se vendi po përballet me probleme të rënda sociale dhe ekonomike, duke përmendur shpopullimin, nivelin e jetesës dhe menaxhimin e pasurive publike.

Qytetari: Të nderuar vëllezër dhe motra shqiptarë kudo që jeni. Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot para jush. Unë sot jam këtu për të bërë një thirrje, që kjo lëvizje e rinisë shqiptare, një lëvizje mbarëkombëtare, një lëvizje patriotike, atdhetare, atdhedashëse, mos kthehet qesharake ashtu siç e bënë në vitin 2019. Dhe realisht, ju e patë një tranzicion të kalbur nga një sistem anti-shqiptar, e anti-popullor. Dhe realisht ky regjim, është regjimi më i lig e më i fëlliqur, është kancerogjen. Sot bëj thirrje që shqiptarët gjithkund ku ndodhen, brenda e jashtë atdheut, të flasin idealistët, intelektualët, që janë provuar kundër këtij regjimi anti-popullor, anti-shqiptar e anti-kombëtar, sepse ky regjim e ka shitur e është shkatërruar, e ka degraduar, është kancerogjen sepse ka shitur trojet shqiptare, sepse ka shitur pasurinë kombëtare, me naftë, me krom, me bakër e me gjithçka. Sepse naftën e marrim më shtrenjtë se kudo tjetër, sepse pensionistët kanë pensionet më të ulëta... e ka shkatërruar familjet tona, sepse po tallen me ne, sepse kanë bërë gjenocid popullor. Edhe unë në vitin 2019, u vendos këtu, te Kryeministria dhe jam arrestuar, e kam thënë: ndal shpopullimit masiv, ndal gjenocidit popullor, dhe në të vërtetë më kanë pëlqyer shumë pak nga ju, vetëm 10 veta më keni mbështetur në një kohë që jam arrestuar. Në shesh në vitin 2019, përsëri i kam thënë zotit Rama, po i them zoti Rama për respekt të emrit, mos luaj, mos e provo vrapin, se e keni vrarë veten në bashkëpunim duke terrorizuar popullin me e larguar nga trojet e veta. Dhe në të vërtetë popullit shqiptar i u bë gjenocid popullor, shpopullim masiv nga trojet e veta, duke i prerë të gjitha mundësitë, duke i prerë të gjitha rrënjët e kombit, duke shkatërruar gjuhë e arsim, duke shkatërruar arsim e kulturë, duke vjedhur pasurinë kombëtare, duke vjedhur të gjithë bregdetin, duke dhënë vjedhje dhe të gjitha malet. Sot është koha që shqiptarët, gjithkush ku njohin intelektualë, idealistë, të papërkulur, të painfiltruar në sigurimin e shtetit të asaj kohe, e të pa asnjë përfaqësi e të besueshme për Shqipëri dhe shqiptarët. Në të vërtetë unë e kam parë si e zgjodhën Vetingun. Kanë përjashtuar 600 anëtarë të Vetingut dhe e vërteta është se është afera më e madhe, afera korruptive e shkatërrimit të drejtësisë. Ju falënderoj për të gjitha.