Korça, Elbasani dhe Gjirokastra në protestë, turistët i bashkohen qytetarëve

Qytetarët korçarë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë për të 10-tën ditë rradhazi, duke dëshmuar se pakënaqësia mbetet e pranishme.

Ndërkohë, nga pamjet e siguruara për SYRI , duket se protesta po vazhdon edhe në Gjirokastër.

Ajo që bie në sy është prania e turistëve, të cilët sipas pamjeve janë bashkuar me protestuesit, duke i dhënë tubimit një dimension më të gjerë dhe duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve që ndodhen në qytet.

Gjithashtu në vazhdën e protestave në vend, edhe Elbasani vazhdon të bashkohet, teksa korrespondentët e SYRI për Elbasanin raportojnë për një numër të konsiderueshëm protestuesit të mbledhur në sheshin kryesor.