Spahia: Deputeten Koçeku e kërcënoi Rama!

Nga Bardh Spahia

Bandat janë thjesht zbatues të urdhrave të tij dhe aksioner kryesor në pushtetin e inkriminuar. Denoncimi i deputetes Koçeku po fakton atë që në Shkodër, më mirë se kudo tjetër, e dinë të gjithë: bashkëpunimin e ngushtë të Edi Ramës me krimin e organizuar për të grabitur votën e qytetarëve nëpërmjet kërcënimeve mafioze, terrorizimit të qytetarëve dhe parave të pista të krimit.

Kur deputetja kërcënohet, buratini në krye të bashkisë komandohet e urdhërohet, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: në dorë të kujt është Shkodra e Shqipëria sot?
Dhe më e rëndësishmja: deri kur do ta lejojmë?

Duke dënuar me forcën më të madhe akte të tilla kriminale ndaj një familjareje, por edhe kolegeje deputete, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet mafioze.

Dita e llogaridhënies po afron! Gjithashtu i bëj thirrje policisë, prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të trajtojnë me urgjencë, seriozitet dhe transparencë maksimale këtë akt të rëndë.

P.S. Kjo është fytyra e vërtetë e Europës së Edi Ramës!