Plas te Zvicra në Botëror, shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

Atmosfera nuk është aspak e qetë te përfaqësuesja e Zvicrës, që barazoi 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e raundit të parë. Shkak është bërë Granit Xhaka, sipas gazetës “Blick” në Zvicër.

Xhaka si kapiten nuk reagoi aspak mirë për shkak të rezultatit zhgënjyes. Por diçka e tillë është parë sikur sjell atmosferë negative në grup.

“Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë. Ndoshta po na mashtron fakti që mendojmë se do ta kalojmë lehtësisht fazën e grupeve, por nuk mund të mendosh kështu. Përndryshe shkon në shtëpi pas tre ndeshjesh. Duhet të zgjohemi. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, u shpreh Xhaka dhe disa lojtarë ishin të zhgënjyer nga kritikat.

Xhaka është lider i vërtetë në fushë. Megjithatë te Zvicra ka pasur edhe efekte negative, pikërisht çfarë është përcjellë jashtë fushe.