Kërcënimi i deputetes së PS/ ‘Rast i rëndë’, Bushkolaj: Mekanizmi që ngritën vetë, po u kthehet kundër

Kërcënimi nga banda kriminale e Bajrave në Shkodër që deputetja e PS, Marjana Koçeku bëri publik,  ndikoi jo pak në skenën politike shqiptare pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste më 14 qershor.

I ftuar në edicionin e mesditës nën moderimin e Arnold Kariqit, redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj tha se mekanizmi i bashkëpunimit me grupe të strukturuara kriminale, i ngritur ndër vite nga formacioni politik në pushtet, duket se tashmë po kthehet në një bumerang të rrezikshëm për vetë anëtarët e tij.

Rastin e Koçekut, Bushkolaj e cilësoi si tejet të rëndë,  duke shtuar reagimi i kolegëve të saj ka qenë edhe më domethënës se vetë kërcënimi.

Kjo situatë, sipas tij, nxjerr në pah një realitet të zymtë ku postet e rëndësishme në administratë apo mandatet politike nuk ofrojnë asnjë mburojë.

Në këto kushte, theksoi gazetari, statusi publik dhe postimet paralajmëruese të deputetes Koçeku, shërbejnë si indicie të mjaftueshme që organet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, të nisin hetimet kryesisht

Është një akt i rëndë, jo i izoluar për hir të së vërtetës. Ne kemi qenë koshient se si kërcënimet ndaj deputetëve të Partisë Demokratike kanë qenë ca nga kanosje nga personazhe me rekorde kriminale dhe nga personazhe që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, por kanë qenë dhe në procesin zgjedhor. Ndërkohë që ky mekanizëm që u ngrit përgjatë këtyre viteve me sa duket po u kthehet kundër dhe atyre të cilët ndër të tjera kanë qenë pjesë e një formacioni politik që e promovoi këtë  mekanizëm. Është një denoncim shumë i rëndë i deputetes Mariana Koçeku, e cila duhet të kujtojmë që prej datës 14 qershor vendosi që të largohej nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për t'u përfaqësuar e vetme.

Duhet të kemi parasysh që ka pasur edhe raste të tjera largimi dhe jo domosdoshmërisht largimi pasohet me një lënie mandati, pra që mandati t'i kalojë dikujt tjetër se në fund të ditës nuk besoj që është një njeri pa kontribute për fitimin e atij mandati, pra dhe ajo përfaqëson një target grup të caktuar, një njeri që ka qenë, po themi, si simbol i asaj që cilësohet investimi në agroturizëm që ka qenë një nga narrativat kryesore të kryeministrit Rama, pavarësisht se pas çdo lloj narrative që ai nxjerr si paketë ambalazhimesh, si agroturizmi, si turizmi.

Unë gjykoj që pas çdo nisme duke nisur nga amnistia, fshihet një tentativë e tij për të fshehur atë që është problemi real i ekonomisë shqiptare, sikurse u ekspozuan edhe dosjet e ardhura nga partnerët që janë hyrja e miliona eurove kesh të cilat më pas pastrohen. Por duhet të kemi parasysh që kur flasim për Mariana Koçekun, ajo u pompua dhe u propozua dhe u promovua si një prurje e re e cila kishte kryer studimet jashtë vendit dhe kishte vendosur që të kthehej në vendlindje për t'i dhënë jetë një agroturizmi, që duhet të kemi parasysh që agroturizmi pastaj ka një zinxhir familjesh të cilat i ndihmon. Ky ishte profili i Koçekut, do të kemi parasysh që emri i saj për herë të parë për hir të së vërtetës doli në atë që ishte protesta e studentëve ku spikati si një aktiviste.

Por përtej kësaj, jemi në kushtet kur në kulmin e protestës, ajo vendosi që të distancohej nga grupi parlamentar, pas dy ditësh pati një tjetër reagim duke postuar thjesht një flamingo për të lënë të kuptohet që mesazhi ishte i qartë që se kush është arsyeja e largimit, dhe kuptohet pas tyre vijnë pastaj ato sulmet nga kolegët, nga njerëz të cilët i ka pasur pjesë të atij grupi parlamentar. Është e trishtë kur ti shikon edhe deputete femra dhe vajza të reja që sulmojnë një kolege të tyre për, për atë zgjedhje që bëri, ndërkohë që heshtin për kolegë të tyre që janë çuar në atë parlament nga krimi i organizuar edhe i kanë në krah.

Nesër secili mund të jetë në vendin e Mariana Koçekut. Është një zgjedhje e saj, është një zgjedhje që për hir të së vërtetës tregoi guxim se ne duhet të kemi parasysh që kemi, ëh, burra me peshë në Partinë Socialiste të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë kokulur ose një pjesë e tyre për fat të keq kanë zgjedhur dhe të zëngjenizohen pavarësisht posteve të rëndësishme që kanë mbajtur në administratën e, e Shqipërisë. Por që të ndalemi pak te faktet konkrete, duhet të kemi parasysh që ende nuk ka bërë një denoncim në polici. Pra si, nëse denoncimi i saj bëhet në polici, automatikisht çështja kalon në SPAK, pra policia i referon materialet SPAK-ut për shkak të, të pozitës që ka. Zoti Hitaj është shprehur që nuk ka ende një denoncim.

Duhet të kemi parasysh që edhe çështja e denoncimeve në Policinë e Shtetit është paradoksale, pasi jo më larg se sot një çift në Fushë-Arrëz u dhunua dhe pretendimet e tyre janë se dikur kanë denoncuar një parcelë kanabisi. Ndërkohë në zonat e Fushë-Arrëzit duhet të kemi parasysh që Fushë-Arrëzi bashkë me Mirditën dhe Malësinë e Pukës dhe një pjesë të njëjtë të Tropojës, kanë qenë zona shumë problematike të kultivimit të kanabisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ne nuk duhet të harrojmë që në Korçë patëm një dekonspirim po themi të operacionit të policisë ku mbeti i vrarë një efektiv policie i cili sot është dëshmor i atdheut dhe një tjetër mbeti i plagosur dhe ka dyshime të forta që në atë zonë ka kultivim masiv kanabisi, pasi janë kapur dhe sasi duke u përpjekur që të trafikohen drejt Greqisë. Është një situatë shumë delikate për hir të së vërtetës për momentin që po flasim, nëse këto ne i gërshetojmë ose i kryqëzojmë edhe me të dhënat që na sollën dosjet e SPAK.

Patjetër, patjetër, po ne duhet të kemi parasysh që kur flasim për një kërcënim, situata është delikate. Ne nuk jemi më në vitet '97, pavarësisht se disa ngjarje kriminale na kanë kthyer shumë pas në kohë, kërcënimi vjen në mënyra të ndryshme. Kërcënimi mund të të vijë dhe si një mesazh miqësor, kërcënimi mund të të vijë dhe si një fjalë për bashkëshortin, për prindërit, për fëmijët, pra është një situatë shumë delikate dhe është një situatë që tregon, duhet të tregojnë të gjitha palët një maturi. Duhet të themi që patëm dhe një reagim nga avokati i familjes Bajri, i cili pretendon se familja Bajri dhe grupi Bajri, po themi, është cenuar në dinjitet, në prestigj. Por përtej kësaj, do t'i sugjeroja zonjës Koçeku që nëse ka prova, t'i drejtohet organeve ligjzbatuese pavarësisht besueshmërisë që ka ajo apo që kanë qytetarët shqiptarë te këto organe. Nëse ka prova, se është një situatë e rëndë për hir të së vërtetës.