Ky është Isa Aliu, që pastronte eurot e kokainës që shiste i vëllai nga Dubai
Ky është Isa Aliu, vëllai i Shpëtim alias Salvatore Aliut të dy të shpallur në kërkim nga SPAK, për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Pastrim parash.
Njeriu që bënte dhe koordinonte trafikun e drogës ishte pikërisht Salvatore Aliu, ndërsa vëllai i tij Isa Aliu, qëndronte në Shqipëri duke u marrë me ndërtim dhe kompani të ndryshme.
Foto është siguruar nga redaksia e “Syri.net”. Salvatore Aliu, ashtu siç rezulton dhe në dosje del si një nga organizatorët kryesorë të trafikut të drogës me kokainën.
Ai ka përdorur disa aparate “Sky” me nofka si “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, Albo Pelon dhe Viktor.
Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro.
Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.
Emra të tjerë të njohur, që nga Çopjat, te Eldi Dizdari apo Dritan Gjika, ishin nën varësinë e tij. Dosja hetimore e SPAK e lidh emrin e tij dhe me grupin e Jetmir Pepës.
timet e SPAK kanë dokumentuar veprimtarinë e rrjetit për vitet 2019-2021, përgjatë së cilave dyshohet se ka arritur të fusë në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 tonë. /Syri.net/