Bardhi përshëndet rezolutën PE: Problem themelor mbetet mbrojtja politike që Rama i bën korrupsionit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka përshëndetur votimin e raportit nga ana e Parlamentit Europian për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Bardhi thekson se të gjitha grupimet e kanë mbështetur ecurinë e Shqipërisë, ndonëse, sipas tij, ky proces kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Jam i lumtur sepse Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të secilit grupim brenda këtij parlamenti për integrimin europian të Shqipërisë. Mirëpo, ka ritheksuar atë që opozita e ngre me shqetësim prej vitesh: se ky proces kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe, sigurisht, luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
Kreu i Grupit të PD-së thekson nga Strasburgu se raporti evidenton si problematikë kyçe mbrojtjen politike që kryeministri i bën korrupsionit. Këtu përmendet specifikisht rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Raporti ka evidentuar si çështje shqetësuese mbrojtjen politike që Edi Rama i bëri me votë në Kuvendin e Shqipërisë imunitetit të Belinda Ballukut. Asnjë zyrtar i korruptuar nuk duhet të ketë mbrojtje dhe imuniteti duhet të hiqet sipas standardeve që ka përcaktuar Komisioni i Venecias. Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, raporti i miratuar sot në Parlamentin Europian është padyshim një program i qartë pune.”
Më poshtë mesazhi i plotë i Gazment Bardhit nga Strasburgu:
Në seancën plenare të Parlamentit
Europian sapo është votuar për raportin mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian. Jam i lumtur sepse Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të secilit grupim brenda këtij parlamenti për Integrimin Europian të Shqipërisë, mirëpo ka ritheksuar atë që opozita e ngre me shqetësim prej vitesh, se ky proces kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe sigurisht luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Raporti ka evidentuar si çështje shqetësuese mbrojtjen politike që Edi Rama i bëri me votë në Kuvendin e Shqipërisë imunitetit të Belinda Ballukut. Asnjë zyrtar i korruptuar nuk do duhet
të ketë mbrojtje dhe se imuniteti do duhet të hiqet sipas standardeve që ka përcaktuar Komisioni i Venecias. Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, raporti i miratuar sot në Parlamentin Europian është padyshim një program i qartë pune. Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të adresojë shqetësimet e europarlamentarëve, të shprehura qartë, e zeza mbi të bardhë në raportin e miratuar gjatë ditës sotme dhe të bëjmë të mundur plotësimin e të gjitha kushteve për anëtarësimin sa më parë të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.
Ju përshëndes edhe njëherë nga Strasburgu dhe ju uroj gjithë të mirat.