Më thanë policia... Dëshmia e çiftit të dhunuar në Fushë Arrëz: Djalit i nxorën automatikun ...

Syri siguron dëshminë e çiftit të dhunuar nga persona ende të paidentifikuar pranë banesës së tyre në Fushë Arrëz.

Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, kur 55-vjeçarit Skënder Nika i zunë pritë në rrugë teksa po kthehej nga puna në Hidrocentralin e Fierzës, duke e dhunuar me sende të forta.

Në spital bashkëshorti Skënder Nika thotë se autorët ishin prezantuar si policë.

Nuk kam parë makinë. Më thanë policia! U ula në tokë. Njëri kishte automatikun, 3 -4 të tjerë shkopinj druri. Më pas kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë rrahur në dru.

Bashkëshortja e tij, Bardhe Nika me të dëgjuar zhurmën dhe britmat e të shoqit ka dalë në rrugë, ku u përpoq të shpëtonte te shoqin, por edhe 51-vjeçarja ra pre e dhunës.

 Në një prononcim për Syrin Bardhe Nika ka deklaruar se gjithçka ka nisur tre ditë më parë, kur një person I identifikuar si Kristian Bala ka pasur një përplasje me djalin e saj.

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”, tha ajo.

Burrë e grua përfunduan në urgjencën e Spitalit të Pukës, prej nga ku bëhet me dije se 55-vjeçari ka dëmtime të shumta në brinjë dhe hematoma të tjera.