Braimllari: Rama i shfrytëzoi 4 vjet grupet kriminale, tani po krijon linja të reja

LSI ka reaguar sot lidhur me urdhrin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama për goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të rrjeteve kriminale që janë fuqizuar nga trafiku i kanabisit, gjatë mbledhjes së Task Force-s.

Deputeti Endrit Braimllari deklaron se Rama, pasi i shfrytëzoi këto grupe dhe paratë e tyre për 4 vjet, tani po kërkon ‘të lajë duart” dhe se kjo nuk është gjë tjetër veçse krijim i linjave të reja të kanabisit.

“Bosi i drogës drejton Task Force-n. Në 4 vite, Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit, - shkruan Braimllari në Fb. - Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë kriminale.

Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur në plan kombëtar për luftën kundër kanabisit që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kanabisit.”