Gazetari shpërthen pas kërcënimit të deputetes: Sot më shumë në shesh, për një Shqipëri të çliruar nga bandat

Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar me një shënim në të shkurtër në faqen e tij në facebook pas publikimit të kërcënimit që deputeteja e Kuvendit të Shqipërisë Marjana Koçeku ka marrë nga bandat e Edi Ramës.

“Kjo është fytyra e fashizmit”, shkruan gazetari duke komentuar kërcënimin me jetë të një deputetje.

Mesazhi:

Nëse doni të dini në çfarë situate është vendi, lexoni këtë status.

Kërcënimi me jetë i një deputeteje nga një nga grupet kriminale më të njohura të vendit.

Në një situatë normale, presidenti i vendit duhej të thirrte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Dhe Garda e Republikës duhej të niste menjëherë truproja për të siguruar jetën e deputetes dhe familjes së saj!

Kjo është fytyra e fashizmit!

Sot në 7, në shesh, më shumë!

Për një Shqipëri të çliruar nga bandat!