Zyrtare/ Bernardo Silva nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2028

Real Madrid ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit portugez, Bernardo Silva, i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2028, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se lojtari i përfaqësueses së Portugalisë, aktualisht i angazhuar në Botërorin 2026, i bashkohet projektit si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester City-n, ku ishte një nga lojtarët kyç të trajnerit Pep Guardiola që nga viti 2017.

Sipas njoftimit, Bernardo Silva bëhet një tjetër përforcim i rëndësishëm i Real Madridit në këtë merkato, pas afrimeve të mëhershme dhe planeve për transferime të tjera në vazhdim.

Vetë lojtari kishte deklaruar më herët se prioritet i tij ishte të gjente një klub ku ndihej i vlerësuar dhe i dëshiruar. “Në fund do të përpiqem të gjej një ekip ku më duan vërtet. Kjo është shumë e rëndësishme dhe kur të marr vendimin, të gjithë do ta dinë”, kishte thënë ai.

Sipas burimeve pranë klubit, transferimi i tij është kërkuar me ngulm nga trajneri José Mourinho, i cili e ka cilësuar mesfushorin si një lojtar ideal për projektin e ri sportiv në Madrid.

Bernardo Silva pritet të sjellë eksperiencë, kreativitet dhe cilësi në mesfushën e Real Madridit, duke forcuar një repart që ka kërkuar rinovim pas një sezoni të vështirë. Në moshën 31-vjeçare, ai shihet si një përforcim me ndikim të menjëhershëm për objektivat e klubit në Spanjë dhe në Europë.