Nora Istrefi dhe Robert Berisha me pushime në Paris me vajzën e tyre
Ish-çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotografive nga një udhëtim i përbashkët në kryeqytetin francez.
Dyshja ndodhen aktualisht në Paris, ku po kalojnë disa ditë pushimi së bashku me vajzën e tyre, Renee.
Pavarësisht se prej vitesh janë të ndarë, Nora dhe Robert vazhdojnë të tregojnë se kur bëhet fjalë për lumturinë e vajzës së tyre, ata mbeten prindër të përkushtuar dhe të pranishëm në jetën e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ish-çifti zgjedh të udhëtojë së bashku për hir të vajzës.
Ata vijojnë të ruajnë një marrëdhënie korrekte dhe të shëndetshme, duke e vendosur gjithmonë Renee-n në qendër të vëmendjes, një qasje që është vlerësuar shpesh edhe nga ndjekësit e tyre.