Protesta nuk ndalet, shpërthejnë sërish pankartat kundër Ramës

Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe këtë të martë, ndërsa pankartat me mesazhe politike kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes së pjesëmarrësve.

Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo me mbishkrimin: “Rama le të lehë, protesta ecën përpara”, një mesazh ironik që synonte reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj tubimeve të fundit dhe përpjekjeve, sipas protestuesve, për të minimizuar rëndësinë e tyre.

Qytetarët e mbledhur në bulevard kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit, ndërsa protesta që nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvernec është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Mes pankartave të ekspozuara nuk munguan as mesazhet satirike. Një tjetër pankartë paraqiste Ramën në një skenë të imagjinuar gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist, me mbishkrimin: “Më jepni një zgjidhje se më hoqën vërtet”, duke ironizuar situatën politike dhe presionin e krijuar nga protestat e vazhdueshme.

Tubimet kundër qeverisë po hyjnë në javën e tretë, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e aksionit qytetar edhe në ditët në vijim.

Disa nga PANKARTAT: