VIDEO/ Nuri: SPAK duhet të veprojë ndaj Ramës, dosjet janë me qindra

Juristi dhe këshilltari ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Franc Nuri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, vlerësoi se mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2025 mungon legjitimitetit, pavarësisht numrave parlamentare.

Nuri u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 2025-ës, të cilat ai i cilësoi si ‘farsë elektorale’, prodhoi 83 mandate për shumicën qeverisëse, plus 3 mandate eventuale të PSD-së.

‘Kemi të bëjmë me një super mazhorancë ilegjitime, që i mungon legjitimiteti, por që ka numrat për të ndryshuar jo vetëm ligjet dhe kodet, por edhe vetë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pasi mjaftojnë 84 vota’, tha ai.

‘Po, është e vërtetë dhe unë mendoj që edhe ai rast që sapo cituat ishte një tentativë për, po themi, ta destabilizuar në një farë mënyre dhe për t'i dhënë para përgjegjësisë këtë mazhorancë, të super mazhorancë që doli nga zgjedhjet e 2025-ës, nga farsa elektorale e 2025-ës. Sepse rezultati i atyre zgjedhjeve është ky, 83 mandate, plus 3 mandate eventualisht të PSD-së dhe një super mazhorancë ilegjitime, që i mungon legjitimiteti.

Por ama me numra, ka pasur dhe ka ende numrat e duhur për të ndryshuar jo vetëm ligjet, jo vetëm kodet, por edhe vetë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse mjaftojnë 84 vota. Dhe rreziku i kësaj mazhorance sjell gjithë arrogancën dhe pastaj gjithë këtë situatë.

Atëherë për t'ju përgjigjur pyetjes tuaj, varianti i parë, nëse mund ta ndajmë kështu në dy aspekte, varianti i parë është që të ecim me atë kërkesë të SPAK-ut për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Sepse nga aspekti politik, në momentin që Balluku mund të bjerë ‘në thonjëza’, dhe Rama do të duhej ta lëshonte, gjë që s'po e bën deri tani, ajo e tregoi fare qartë që kishte nga mbrapa të paktën nja 10 deputetë të qarkut të Fierit, apo më tepër.

Çfarë do të bënte, që do t'i trondisnin themelet e kësaj mazhorance. Dhe kjo është edhe simbioza ndoshta politike dhe juridike pse u refuzua edhe kërkesa e parë e paraqitur nga SPAK-u për heqjen e imunitetit para lejimit të arrestimit në 12 Mars nga ana e kësaj mazhorance.

Opsioni i dytë është ajo që thoni ju, duhet që të gjitha këto dosje që janë prej vitesh aty... kallëzime pafund që ka sjellë opozita, Partia Demokratike, por edhe dosjet që kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, Sky ECC, EncroChat e të tjerë, që po dalin tashmë, janë vetëm maja e ajsbergut dhe kemi të bëjmë me përgjime të vitit 2021.

Fillimi madje i vitit 2021. Imagjinoni nëse do të ecet më shpejt me këto hetime dhe do të dalin përgjime të fushatës së 2021-it, përgjime të vitit 2023 dhe zgjedhjeve lokale, apo edhe ato të vitit 2025. Imagjinojmë të gjithë se çfarë mund të ndodhë.

Dhe nëse ka vullnet për t'i hetuar dhe për t'i dhënë para përgjegjësisë kryeministrin Rama, unë mendoj se dosjet janë me qindra në SPAK. Pra, shumë e thjeshtë. Nëse SPAK do të paraqesë një kërkesë edhe për zotin Rama, atëherë patjetër që ky do të ishte ai mekanizmi të cilit ju iu referuat.

A pastaj a do të jepte dorëheqjen ai? A do të priste që Kuvendi t'i hiqte në eventualitet imunitetin e kështu me radhë... Do të ishte një krizë tjetër politike, një tronditje e re. Por unë mendoj që protestat e kanë lëvizur pak situatën.

Nuk kam një informacion konkret, vetëm nga burime mediatike është bërë me dije diçka e tillë, mbetet për t'u konfirmuar. Unë mendoj që gjëja më e mirë është t'i referoheni drejtpërdrejt edhe Kuvendit të Shqipërisë për një prononcim zyrtar.’, u shpreh Franc Nuri në SYRI TV.