Aksident pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përplasen motori dhe një automjet

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e personave të përfshirë.

Nga pamjet vihet re gjithashtu prania e një numri të madh mjetesh policie që kalojnë në zonë, mes tyre edhe automjete të specializuara, të njohura si “topa uji”, të cilat përdoren zakonisht ndaj protestuesve dhe grumbullimeve masive.

Megjithatë, në pamjet e publikuara nuk duket asnjë ambulancë në vendngjarje apo në afërsi të saj.