Shorti i Championsit/ Kampionët e Egnatias me fat, bashkë me Dritën mësojnë rivalët e turit të parë

Skuadra e Egnatias do të sfidojë moldavët e Petrokubit në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Shqipërisë ishin me fat pasi shmangën ekipe si Kairat, Kraiova, Drita, Borac apo Vikingur.

Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertën e Moldavisë.

Sfida e kthimit do të jetë më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.

Drita ndërkohë do të ketë përballë një kundërshtar më sfidues. Bëhet fjalë për Kauno Zalgiris, që është ekip i Lituanisë.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Sabah – TNS

Floriana – Shamrok

Flora Talin – Iberia

Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)

Tre Fiori – Larne (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)

Ararat Armenia – Riga

Vardar – KuPS Kuopio

Kauno Zalgiris – Drita

Vitebsk – U. Kraiova

Petrokub – Egnatia

Borac – Levski Sofia

Vikingur – Giori

Kairat Almati – Sutjeska

Klaksvik – Atert Bisen