Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sugjeroi që disa bisedime për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës mund të fillojnë para verës.
Duke folur për transmetuesit RTL/NTV, Ëadephul tha se asnjëra palë nuk dukej se kishte epërsi në fushën e betejës, me luftën që praktikisht kishte ngecur.
“Mendoj se tani ekziston një shans për të filluar bisedimet këtë verë”, tha Wadephul, citojnë mediat ndërkombëtare.
Duke iu referuar Vladimir Putin, diplomati gjerman shtoi: “Ai tani mund të jetë në një fazë ku po e konsideron seriozisht.”