Aksident në aksin Vlorë–Panaja, plagoset lehtë drejtuesi i një motori

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 13:50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit të Panajas.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa AB787HX, i drejtuar nga Jakup Meleq, është përplasur me një motomjet me targa CBBL3, që drejtohej nga Bernhard Liske.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

Testet e alkoolit të kryera ndaj drejtuesve të mjeteve kanë rezultuar 0.000 mg/l, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit.

Policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.