Udhëtimi i Ramës në Zvicër/ Paloka: Me paratë e shqiptarëve, bredh botën me charter për qejfet e tij
Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër, lidhur me shpenzimet e luksit të kreut të qeverisë Edi Rama nëpër vende të ndryshme të botës, ndërsa iu referua së fundmi edhe udhëtimit të tij në Basel të Zvicrës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se me paratë popullit më të varfër të Evropës, kryeministri bredh botën me charter për qejfet e tij.
‘Përveç faktit që një dallkauk, qoftë edhe kryeministër, nuk i ekspozon asnjë galeri e tillë pa paguar shifra të çuditshme, po kjo puna e veprave të artit ka dhe atë prapavijën e errët; veprat e artit pa vlerë janë mënyra më e vjetër e pastrimit të parave që kurva ju vjedh shqiptarëve!’, shkruan Paloka.
‘Ky na thotë se gjithë këto i bën me paratë e veta, jo të shtetit, e pastaj thotë edhe që nuk ka vjedhur!!!’, përmbylli reagimin e tij, ligjvënësi demokrat.
Statusi:
Kurva që me paratë e popullit më të varfër të Evropës bredh botën me charter për qejfet e tij dhe tekat prej adoleshenti!
Ky që, pa u bërë kryeministër, “veprën” më të rëndësishme e kishte një monstruozitet të realizmit socialist në një mur palestre të një shkolle të humbur diku nga jugu i vendit, ka vite që ekspozon në galeritë më të shtrenjta të botës, nga NY, në Japoni, Berlin... e tani në Basel! Përveç faktit që një dallkauk, qoftë edhe kryeministër, nuk i ekspozon asnjë galeri e tillë pa paguar shifra të çuditshme, po kjo puna e veprave të artit ka dhe atë prapavijën e errët; veprat e artit pa vlerë janë mënyra më e vjetër e pastrimit të parave që kurva ju vjedh shqiptarëve!
Po t’i kthehemi dhe një herë qejfeve prej adoleshenti të Ramës! Ky që merr charterin për të bërë foto me Cristiano Ronaldon; që shkon me gjithë familjen për të parë një ndeshje të NBA-së; që shëtit thjesht për qejfet e tij nga Yacht Club i Monte Carlos, në hotelet më luksoze të Dubait; që me javë të tëra qëndron në ajër me charterin që paguajnë shqiptarët, pa e prekur tokën ku është kryeministër; ky që dhe tek vila e pushimit në Vlorë shkon me helikopter; ky që... është pa fund lista e qejfeve e luksit të kurvës më të shtrenjtë në botë, në vendin më të varfër në Evropë...
Ky na thotë se gjithë këto i bën me paratë e veta, jo të shtetit, e pastaj thotë edhe që nuk ka vjedhur!!!