Shpenzimet e luksit të kryeministrit/ Këlliçi: PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor, Rama e rrëzoi
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama, lidhur me shpenzimet e luksit për udhëtimet private, dhuratat e shtrenjta apo dhe pjesëmarrjen në ndeshjen e NBA në SHBA, kohë më parë.
Për të gjitha këto, ligjvënësi demokrat përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se kur Partia Demokratike kërkoi të ngrinte komision hetimor për të bërë transparencë mbi udhëtimet e Kryeministrit, Rama e rrëzoi këtë nismë.
‘Rama refuzon të japë informacion’, shkruan Këlliçi, duke shtuar se kryeministri e di mirë se aty fshihet një prej fijeve të rrjetit të tij korruptiv.
Statusi:
Taksia private ajrore e Edi Ramës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro. Partia Demokratike kërkoi të ngrinte komision hetimor për të bërë transparencë mbi udhëtimet e Kryeministrit, por ai e rrëzoi këtë nismë.
Del sot dhe ankohet e qurravitet sikur njerëzit shpifin për të. Nëse nuk ke çfarë të fshehësh pse refuzove hetimin parlamentar?!
Edhe në rastet kur ai e ka marrë çarterin dhuratë nga miqtë, transparenca është edhe më e nevojshme pasi njerëzit duhet të dinë se çfarë kanë marrë në këmbim ofruesit e luksit për Kryeministrin.
Por Rama refuzon të japë informacion. Ai e di mirë se aty fshihet një prej fijeve të rrjetit të tij korruptiv.
Po verën 33 mijë euro shishja, vetë e ke blerë, me paratë e tua?
Po qëndrimet për detoks me 10 mijë euro java, vetë i ke paguar?
Po biletën 22 mijë USD në NBA, me paratë e tua e ke mbuluar?
Për këto përgjigju. Të tjerat janë përralla!!!