Berisha: Dumani po fsheh qeveritarët e Arubës për të mbrojtur Ramën, Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime

Lideri i opozitës Sali Berisha përsëriti akuzat se Altin Dumani po fshehe emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin në ishullin e Arubas (Antilet holandeze) për të mbrojtur Ramën. Ai shtoi se Komisioni i Ligjeve komisionit të Ligjeve të thërrasë me urgjencë prokurorin për shpjegime.

Deklarata e Prokurorit

Së fundi, e shtrova edhe dje, e shtroj edhe sot, dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen që i bëhet qeveritarit të Arubës. 
Kam vlerësuar dhe vlerësoj hetimin e kësaj dosje, nxjerrjen e listës së biznesmenëve të implikuar në këtë dosje dhe të trafikantëve, por nuk pranoj kurrë dhe nuk pajtohem kurrë me fshehjen e qeveritarëve apo qeveritarit të pranishëm në takim.

Sepse është pikërisht kjo prani që fakton se Edi Rama është kreu i narkoshtetit.

Se Edi Rama dërgon qeveritarët e tij në takime me bosët e drogës dhe i garanton ata për investimin e parave të tyre të krimit në Tiranë dhe në Shqipëri.

Dënoj me forcën më të madhe Altin Dumanin, sillet para shqiptarëve sikur ky është një hetim privat, kryen një akt të turpshëm.
Se çdo shqiptar e di që në Aruba ka pasur qeveritarë dhe ai i fsheh vetëm e vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.

Po pse Edi Ramën?

Sepse asnjë qeveritar nuk mund të shkonte dot pa autorizimin e Edi Ramës në atë takim famëzi.
I kërkoj Komisionit të Ligjeve të thërrase me urgjencë prokurorin për shpjegime.

Shqiptarët duhet të dinë cili është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe roli i tij në Aruba, cilët janë qeveritarët që ai dërgoi në atë takim.
Nuk ka asgjë më të rëndë.

Ajo është një nga aferat më të mëdha që jo vetëm provon atë që e kemi denoncuar në mënyrën më të përsëritur, narkoshtetin.
Provon se kullat janë monumente të drogës dhe krimit.

Pra, PD kërkon me forcën më të madhe nxjerrjen e emrave të zyrtarëve të kanë qenë në Aruba.
E konsideron këtë aktin më të rëndë.
Hetimi është shtetëror dhe jo privat.
Altin Dumani është një prokuror i kapur pasi vetë ka larë paratë në banesat e tij.