Paratë e drogës i investoi në Shqipëri/ Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq një shtetas e familjaren e tij
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet ndaj një shtetasi dhe familjares së tij, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas i kishte investuar paratë e përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në Shqipëri.
Ndaj shtetasit me inicialet G. M dhe familjares së tij, K. M, rëndon akuza e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",
Gjatë vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.
Po ashtu gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.
Njoftimi:
Të ardhurat nga veprimtaria kriminale i investoi në pasuri në Shqipëri, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq shtetasin G.M. dhe familjaren e tij
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurit G.M. dhe K.M., të akuzuar për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.
Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.
Prokuroria pranë Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale.