Dosja Veliaj, nis gjyqi në themel/ Mbrojtja 5 kërkesa, kërkon të dijë për Nesti Angonin! SPAK: E keni në fashikuj

Në GJKKO po mbahet seanca e gjykimit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit nuk ndodhet në seancën gjyqësore të kësaj të marte, 16 qershor, por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Avokati ka vënë në dispozicion 5 kërkesa paraprake mes të cilave kërkon dhe informacion për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit si dhe lejimin e  transmetimit live të seancës gjyqësore e daljen e tij nga kafazi i xhamtë si dhe

Për prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado të cilët janë prezentë në sallë kërkesat janë të papranueshme. SPAK tha se ata ishin gati dhe nëse seancat mbaheshin çdo ditë e sa I takon  Nesti Angonit, kallëzuesi nga I cili nisi dhe hetimi, informacioni është në fashikuj

Pjesë nga diskutimi në seancë

Plarent Ndreca: Kemi bërë 5 kërkesa për vendosjen e procesit në shinat ligjore, këmbëngulim. E para sa i takon publicitetit gjyqësor që i nxirrni kamerat sapo nisim ne. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Fakti që vjen në sallë mjë punonjëse administrative dhe na pyet kush është dakort e kush jo për filmim, është ndërhyrje drejtëpërdrejt në sallë.

Moslejimi i filmimit të këtij procesi goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat. Kërkoj të lejohen kamerat që të filmojnë live procesin

Vlerësojmë që duhet garantuar prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Mosprezenca apo mos lejimi afër avokatit cënon prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor, ndikon në proces dhe nuk mund të vijojë pa qenë prezent siç Kushtetuta parashikon. Komiteti i Helsinlit e konsideron cënim i dinjitetit njerëzor kur nuk ka arsye për tu vlerësuar e kundërta. Kafazi i xhamit është kthyer në rregull ndërkohë që duhet të jetë përjashtim. Nuk paraqet asnjë rrezik për mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj të garantoni të jetë përkrah avokatit të tij i liri, të bëjë mbrojtjen e tij siç kushtetuta ia ka garantuar.

Për sa kohë nuk jemi njohur me provat në këtë fazë dhe ju thatë se nuk përbën pengesë në këtë faz”, na jepni kohë të njihemi me to.

Akoma nga  SPAK s’na është kthyer përgjigje, për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Vlerësojmë se lidhet me këtë fazë të procesit

Lënia e seancës nga ana juaj 1 herë në javë është afat shumë i ngusht që nuk na jep mundësi të komunikojmë me të mbrojturit prej nesh. Të kemi prezencë reale e mbrojtje efektive.

Këto janë 5 kërkesat tona që pranimi i tyre besoj do e vendoste në shina këtë proces ligjor, patjetër kemi edhe kërkesa për pavlefshmëri aktesh.

Altin Dumani: për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, europë apo në shba, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live.

Për datën e seancës gjykata të shohë mundësinë ta bëjë çdo ditë seancën. Por duke qenë se jemi prokuror dhe e shikojmë ngarkesën që ka gjykata e shikojmë shumë normale lënien e seancave 1 herë një javë

Ols Dado: Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues. Kërkesa e të pandehurit të mos pranohet.

Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimor. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri

Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar. I keni në fashikuj edhe kallëzimet. Kur them kallëzimet i përmbahem numrit, datës. Jemi në themel për të debatuar çdo formë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme. Bashkë me Veliajn në gjykim janë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-së, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë.