Investimet strategjike: Tokë publike, miliarda nga buxheti. Fitues një grusht oligarkësh, humbës...

Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !

Nga Irena Beqiraj/

 Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe  kriteret kryesore për cilësimin e një investimi si strategjik ishin vetëm dy:

Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, që tregon fuqinë dhe potencialin për realizimin e investimit.

Edhe  interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik duhet të vlerësohej  sipas ;vlerës së investimit, kohës së realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes së vendeve të reja të punës, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij.

Për të lehtësuar kostot e biznesit , investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike Këshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t’u  jepte jo vetëm akses  në  pasuri  publike , pa garë  por edhe  shërbime publike sepse  investimi në shkëmbim të avantazhit konkurues të krijuar nga transferimi i pronës edhe shërbimeve publike  do të ofronte përfitime të shumëfishta për ekonominë lokale dhe të vendit .

Cfarë ka ofruar qeveria në këto 10 vjet ?

Sipas vendimeve të miratuara, qeveria u ka ofruar investitorëve mbi  5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro.

Investitorët që janë kualifikuar të  bëjnë investime në turizëm kanë përfituar  jo vetëm tokë në zonat bregdetare, por qeveria ju ka garantuar me anë të fondeve  të buxhetit  infrastrukturë direkte si dhe infrastrukturë ndihmëse, si furnizim me ujë  kanalizime, rrugë dytësore si dhe investime në shpërndarjen e energjisë duke përshtatur rrjetin e amortizuar, dhe përfitime të tjera.

Nga llogaritjet konstatohet se çdo vit në dekadën e fundit për të lehtësuar kostot dhe bizneset e investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike është investuar direkt deri 400 milion Euro nga buxheti i shtetit (me fondet e brendshme), pra gjithësej rreth 3.2 miliardë euro nga taksat tona.

 Por le të shikojë cfarë kanë dhënë mbrapsht investimet strategjike ?

Pra ndërsa kanë marrë 5.8km2 tokë edhe  rreth 3.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit për facilitimin e investimeve strategjike AIDA  krenarisht deklaron se vlera e investimeve strategjike  është 4.4 miliard Euro . AIDA  po ashtu deklaron se Investimet strategjike në turizëm kanë prurë  një shtesë punonjësish në sektorin e turizmit  prej 25.040 individë.  

Por, nëse i referohemi  analizës  sektoriale te Bankës Botërore të efektit që kanë investimet në turizëm në krijimin e vendeve të reja të punës  rezulton se për çdo 10 milion Euro investime në turizëm duhet të  krijoheshin deri 130 vende punë direkte dhe 60 indirekte. Pra këto nga  4.4 miliard Euro duhet të kishin  prurë  të paktën 57 mijë vende pune të reja direkt në turizëm  dhe 36 mijë vende pune indirekt nga sektorë që lidhen me turizmin (bujqësi, transport, kulturë etj.)

 Duke qënë se të gjitha investimet strategjike 75%-85% kanë qënë  ndërtim rezidecash private individuale me pak përzjerje strukturash  TURISTIKE , ato nuk e kanë kalur dot testin e shumë propaganduar të krijimit të vendeve të  reja të shumëkërkaura të punës .

Por pamjaftueshmëria për të prodhuar mirëqënie për banorët e zonave bregdetare, nuk përfundon këtu, Më anët një tjetër ligj i mirauar përgjatë vitit 2020 ligjit “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare”  dëmtohen edhe më  rëndë interest e banorëve dhe pronarëve të pronave në bregdet. Ky ligj i’u heq pronarëve të tokave në  bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë   të tokave të tyre duke I dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke I detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik. Ligji  ndërhyn brutalisht  në vullnetin e pronarin e tokës në bregdet, duke e detyruar atë t’ja shesë pronën së pari shtetit, i cili me pas ja jep privatit me një cmim të paracaktuar dhe jo me vlerën e përcaktuar në treg, duke i shpronësuar banorët me vlera qesharake.

Por ekonomia e resorteve edhe investimeve strategjike  përveçse nuk ka prurë përfitime direkte është shoqëruar me kosto në kurriz të sektorëve të tjerë të ekonomisë .  Sektorët e tjerë kryesisht buqësia është në pikiatë.  Prodhimi i produketeve edhe nënprodukteve bujqësore (përveçse peshkut vezëve dhe mjaltit)  që prej 2020 njohin vetëm ulje , duke dhënë një sinjal të fortë të paqëndrueshmërisë  që krijon ekonomia turistike të resorteve e cila ka  ka zgjeruar tregun e produkteve të importit, duke zvogëluar   tregun e prodhimit vendas. Ndak edhe deficiti tregtar i Shqipërisë ka shënuar nivele rekord, duke arritur në rreth 5.2 miliardë euro. Ky hendek i thellë vjen si pasojë e  hyrjeve masive të mallrave të huaja.

Ligji i Investimeve strategjike edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore të  miratuara këto 10 vjet për menaxhimin shitjen e tokave në bregdet nuk  janë gjë tjetër vetëm strukrura nxitëse të njëashme të transferimit “të ligjshëm “ të vlerës  nga publiku edhe qytetarët e thjeshtë tek një grup i caktuar njërzish që jo fare çuditërisht  janë edhe përfitues të kontratave të tjera publike. Edhe pse ky transferim është bërë gjoja në emër të krijimit të vlerave shtesë, apo vendeve të punës, kjo nuk ka ndodhur.

Të dhënat e 4.4 miliardë investime aktuale  në "resorte" turistike përveç Taulantit që shpjegon "trashë e trashë " nuk lënë askënd me dy pare tru në kokë të besojë se 4 miliardë të tjerë do të sjellin zhvillimin .  Ky model ekonomik  as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon . Ai ka krijuar një shoqëri me dy nivele: një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme e cila  përfituan nga transferimi i pasurisë publike pa garë ,  dhe nga transferimi i detyruar  pasurive private , edhe një  mase të gjerë që duhet të mjaftohen duke pastruar edhe shërbyer .... nëse kërkon më shumë duhet të emigrojë .