Ksamil, momenti i përplasjes fatale të motorit të ujit me skafin e policisë, humbi jetën 22 vjeçari
Syri siguron videon e aksidentit të rëndë detar, të përplasjes fatale që ndodhi dje (15 qershor) në Gjirin e Ksamilit.
Mjeti lundrues u përplas me skafin e policisë kufitare të Sarandës, si pasojë humbi jetën 22 vjeçari Albiano Kreçi , ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në video duket moment kur mjeti lundrues ecën me shpejtësi e përplaset me skafin e policisë.
Në video dëgjohet dhe zhurma e përplasjes.
Kreci dyshohet se ka qenë në drejtim të motorit të detit, në formë automjeti, kur është përplasur me skafin e policisë kufitare. Kreci mori dëmtime të rënda dhe ndërroi jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë.