Netanyahu paralajmëron: Lufta s’ka përfunduar, duhet të jemi vigjilentë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta nuk ka mbaruar dhe ka thënë se Izraeli duhet të mbetet vigjilentë.

Netanyahu ka mbajtur një konferencë për media në Jerusalem. Ai ka thënë se ndonëse “Izraeli është shpëtuar nga asgjësimi i plotë, prapë lufta s’ka mbaruar”.

“Duhet të jemi vigjilentë dhe të mbrojmë veten aq sa është e nevojshme”, tha Netanyahu, raporton “BBC’.

Më pas Netanyahu tha se Izraeli “do të mbetet në zonën e sigurisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Izraeli është më i fortë se kurrë dhe boshti iranian i së keqes është më i dobët se kurrë”, shtoi ai.

Netanyahu tha se ka disa raste kur ai dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk bien dakord për gjithçka, por shtoi se ai do t’i mbrojë interesat e Izraelit.