VIDEO/ Belgjika shmang katastrofën, një autogol i Egjiptit rikthen baraspeshën

Belgjika ka arritur të rikthehet në lojë ndaj Egjiptit, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Grupin e Botërorit 2026.

Kur dukej se afrikanët po shkonin drejt një fitoreje historike, fati u buzëqeshi belgëve.

Mohamed Hany devijoi topin në portën e tij pas një aksioni të skuadrës së Belgjikës, duke shkaktuar autogolin që riktheu ekuilibrat në takim.

https://streamin.link/v/544f4476

Më herët, Egjipti kishte kaluar në avantazh në minutën e 19-të falë Emam Ashour.

Mesfushori realizoi një gol të bukur nga distanca pas asistit të yllit Mohamed Salah, duke heshtur tifozët belgë.

Pas pushimit, trajneri i Belgjikës reagoi menjëherë me ndryshime në formacion, duke aktivizuar Nicolas Raskin dhe Maxim De Cuyper.

Më pas në fushë u hodh edhe Romelu Lukaku, i cili zëvendësoi Charles De Ketelaere në përpjekje për të shtuar forcën sulmuese.

Presioni i vazhdueshëm i belgëve solli edhe shpërblimin, megjithëse në një mënyrë të pazakontë.

Autogoli i Mohamed Hany ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i dha skuadrës së renditur e nënta në botë një mundësi të re për të kërkuar fitoren në minutat e mbetura.

Ndërkohë, Egjipti ka ende armën e tij kryesore në fushë. Mohamed Salah vazhdon të jetë pika e referimit në sulm dhe kërcënimi më i madh për mbrojtjen belge, teksa sfida mbetet plotësisht e hapur në çerekorëshin e fundit.