SYRI TV/ Pas reagimit të Ramës, Policia procedon 19 protestues të marshimit drejt Rinasit
Nëntmbëdhjetë protestues janë proceduar penalisht ndërsa dy automjete janë sekuestruar, pasi qytetarët marshuan mbrëmjen e të dielës në drejtim të aeroportit. Reagimi i policisë për procedimin penal të protestuesve, ka ardhur disa orë pasi kryeministri Edi Rama sulmoi qytetarët që marshuan drejt Rinasit, duke i cilësuar si turmë të degraduar.
SYRI TV
Pas diversionit dhe akuzave, që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj protestuesve që bllokuan rrugën e Rinasit, është vënë në lëvizje edhe Policia e Shtetit. Mbrëmjen e kësaj të hëne, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar 19 protestues. Në njoftim, policia deklaron se protestuesit që janë të moshave nga 22 deri në 57 vjeç, akuzohen si organizatorë dhe bllokues të rrugës në drejtim të Aeroportit Nënë Tereza.
19 protestuesit janë marrë nën hetim për veprat penale të “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, Organizimin e grumbullimeve të paligjshme dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike. TAshmë pritet që dosja e procedimit penal të protestueve, t`i kalojë për kompetencë prokurorisë së Tiranës, e cila ka në dorë të vijojë hetimet apo ti mbyll ato. Mbrëmjen e të dielës, një grup protestuesit vijuan marshimin e tyre nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Aeroportit Nënë Tereza, teksa gjatë rrugës, ashtu si çdo natë ata u përshëndetën nga qytetarët që lëviznin me automjete.
Por protestuesit, afër aeroportit, u ndalën nga një kordon policie, duke mos u lejuar të vijonin marshimin. Rreth 24 orë pas marshimit, drejtoria e policisë së Tiranës, thotë se departamenti i hetimit të krimeve të rënda ka zbardhur emrat e personave që udhiqnin protestën drejt aeroportit, duke ngritur ndaj tyre tre akuza.