VIDEO/ Protestuesja: Nuk frikësohemi nga presionet, as nga patronazhistët që na keni vënë mbrapa

Një prej folëset në protestë ka bërë të ditur se, protestuesit nuk frikësohen as nga presionet as nga patronazhistët që ka vënë pas qeveria, për të intimiduar njerëzit.

‘Nuk do të ndalem as nga statuset në rrjetet sociale që bëni për të na ulur e për të na diskredituar.  As nga telefonatat intimiduese, as nga patronazhistët që na keni vënë mbrapa për të na përgjuar’, u shpreh protestuesja.

Fjala e mbajtur në protestë:

Qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen...

Protestuesja: Kam marrë pjesë në protestë që në ditën e parë dhe nuk do të ndalem derisa Rama të japë dorëheqjen!

Nuk do të ndalem as nga statuset në rrjetet sociale që bëni për të na ulur e për të na diskredituar.

As nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë për të mos dalë në protestë. As nga patronazhistët që na keni vënë mbrapa për të na përgjuar!

Frika ka vdekur prej kohësh. Ne nuk tërhiqemi! Nuk heshtim, as nuk dorëzohemi!

Qytetarët: Poshtë patronazhistët! Poshtë patronazhistët! Poshtë patronazhistët!

Protestuesja: Do të na keni çdo ditë në shesh derisa zëri ynë të dëgjohet! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen...

Qytetarët: Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!