‘Delet janë bërë ujqër’/ Qytetari: Ky dhe është fe e atdhe! Populli po mposht shtetin...
Një qytetar që mori fjalën në protestën e 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë deklaroi se lëvizja qytetare e quajtur ‘dele’ nga Edi Rama, sot janë bërë ujqër.
Në fjalimin e tij, ai u bëri thirrje protestuesve të ruajnë energjinë dhe angazhimin qytetar, duke theksuar se forca e qytetarëve të zakonshëm mund të sjellë ndryshime të rëndësishme politike dhe shoqërore.
Sipas tij, lidhja me atdheun dhe qëndresa qytetare janë faktorët që po mbajnë gjallë protestën.
Qytetari: Kam një thirrje për të gjithë ne. Për skeptikët që thonë kjo protestë ka përçarje e tjerë e tjerë. Për herë të parë në 124 vite ka ndodh që këto, të ashtuquajturat dele nga kryeministri dhe shteti, sot janë bërë ujqër!
Për herë të parë në historinë e Shqiptarisë, nga 124 vjet, populli ka rrëzuar oligarkinë me 20 miliardë euro!
Për herë të parë populli, që bëhet nga njerëz, kamarier, punëtorë, mësues, intelektual, njerëz të thjeshtë, ka rrëzuar mekanizmin e shtetit me 220 mijë punëtorë!
Dhe a e dini pse ndodh kjo? Edi Rama habitet me të gjithë ne si ka mundësi, ju jeni të sigurt. Sepse Edi Rama e ka harruar Mitrush Kutelin. Për Edi Ramën ky vend është dhe. Për këto ujqër ky dhe është fe, e përmbi fe! Është vatan, është atdhe!
Kam vetëm një thirrje. Mos e lini këtë energji që ju për herë të parë në 124 vjet krijuat.