‘Luftoni për lirinë…’/ Qytetari nga diaspora: SPAK të veprojë shpejtë, askush nuk do ta ndalë zemërimin

Një qytetar nga diaspora, i ardhur nga Mirdita, mori fjalën në protestën e 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë ndaj pushtetarëve të korruptuar në interes të qytetarëve shqiptarë, ku në rast mosveprimi nga prokuroria, nuk ka asnjë gjë që do i ndalojë protestuesit edhe drejt tij.

Gjithashtu në fjalën e tij, u bëri thirrje të rinjve, nënave dhe emigrantëve të vazhdojnë rezistencën dhe angazhimin për ndryshim.

Sipas tij, pjesëmarrja qytetare dhe reagimi ndaj padrejtësive janë çelësi për të ardhmen e vendit.

Qytetari nga diaspora: Ju përshëndes të gjithëve! Është një kënaqësi e madhe për mua, unë jam një emigrant shqiptar, vij nga Mirdita. Edhe kjo mrekulli që shikoni ju tani, nuk ka për të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

I bëj thirrje SPAK-ut. SPAK-u është e vetmja shpresë për ne. SPAK-u i ka gjithçka në dorë. Po s'vendosi SPAK-u... politika shqiptare na ka shit gjithë jetën. Edhe kjo politikë shqiptare është shumë e egër për ne. SPAK-u do t'i marrë të gjitha në dorë, ose SPAK-u do ta ndiejë dëshminë tonë ndaj SPAK-ut! SPAK-u po s'bëri atë që duhet të bëjë për popullin shqiptar, nuk ka asnjë që do ta ndalojë. Pra, SPAK-u është një shpresë për ne, sepse politika edhe media na kanë lënë në mëshirë të fatit. Tani kjo media jonë që shitet gjithmonë, si ka mundësi që nuk na përkrah? Pra, kjo media jonë duhet t'i japë shembull gjithë botës. Ta filmojë gjithë bota se ky është shembulli shqiptar dhe ky shembull ka për të ngel në historinë e gjithë botës. Tani, i bëj thirrje gjithë rinisë, nënave shqiptare që janë vetëm pa fëmijët e vet, të rezistojnë, të luftojmë për këtë lirinë tonë të re, sepse kjo liria jonë ka për të qenë shembull në gjithë botën. Ju përshëndes të gjithë, pa rini nuk ka asnjë shpresë! Ju ruajtë Zoti të gjithëve!