‘Rama jepe dorëheqjen’/ Aktori: Jam në gjyq me një kryebashkiak që ka pranuar korrupsionin
Duke folur në protestën qytetar, aktori i shkarkuar nga Bashkia e Shkodrës denoncoi largimin e tij nga puna dhe deklaroi se, administratën lokale e bashkisë është e gjitha politike.
Ai deklaroi se është aktualisht në proces gjyqësor me Bashkinë e Shkodrës dhe ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj kryebashkiakut Benet Beci, duke deklaruar se, ai ka pranuar gjykimin e shkurtuar për korrupsion.
‘Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!
Përshëndetje njerëz të bukur! Unë jam thjesht një qytetar, aktor, aktualisht jam në gjyq me Bashkinë e Shkodrës që më kanë hequr vitin e kaluar nga puna. Jam në gjyq me një kryetar që ka pranuar gjykim të shkurtuar sepse i akuzuar për korrupsion. Turp! Turp për të gjithë sojin e tyre! Njerëz, thirrni turp! Turp, turp për të gjithë sojin e tyre!
Dilni sot, dilni për zot këtij vendi njerëz. Jeni shumë të bukur, sidomos rinia, gjeneracioni Z, që po ju quajnë, po jeni shumë të bukur. Në emër të atij djali dhe të gjithë të rinjve që kanë humbur jetën në këtë vend gjatë kësaj periudhe, ju lutem, mbështetni protestën! Ju falënderoj të gjithë prindërve që kanë ardhur me fëmijët, familjarët.
Jeni shumë të bukur dhe i jepni një imazh shumë të bukur kësaj proteste edhe jashtë vendit. Doja t'ju thoja vetëm diçka... për sa i përket... në mesjetën e hershme ka ekzistuar një lloj rriti që quhet karnavale, ku mbreti lejonte qytetarët që tre ditë të talleshin e të ndërronin rolet. Kjo protestë nuk duhet të përfundojë kështu, duhet të përfundojë me dorëheqjen e Ramës! Dorëheqje! Vetëm dorëheqje!
Atyre njerëzve, patronazhistëve, apo dhe atyre njerëzve që janë të frikësuar nga pushimet nga puna, nuk është aq punë e madhe, kush e di, do gjejmë tjetër. Do ju them diçka, që ka të bëjë me "1"-shin e shtetit tonë, që "1"-sh nuk është.
Është një poezi e shkurtër nga Trilussa, një poet italian, dhe thotë kështu. Titullohet "Numrat". Herën e parë e kam përkthyer për sheshin e Teatrit, dhe thotë kështu: "Mu, - tha një herë zeroja te një njësh, - pak më llogarisin, a është e vërtetë? Po ti sa vlen? Hë? Asnjë send. Po, po, asnjë send, si në veprim ashtu edhe në mendim. Mbetesh një gjë boshe dhe e pamarume. Unë rri... sikur të dal përpara e të udhëheq pesë zero kështu si ti, i mjerë, e di sa bëhem? Njëqind mijë!" Është çështje numrash pra. Pak a shumë, njësoj ndodh me diktatorin, që rritet në vlerë dhe në fuqi aq sa janë zero që pas tij bëjnë shërbëtorin. Mos u bëni zero!’, tha i riu nga Shkodra.