‘Je i pushuar nga puna!’/ Qytetaja nga Shkodra: Rama nuk sillet si lider, institucionet duhet ta largojnë
Një qytetare nga Shkodra, pjesëmarrëse në protestën e organizuar para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, mbajti një fjalim të fortë kundër qeverisë, duke deklaruar se vendi ka nevojë për përgjegjësi dhe luftë ndaj korrupsionit.
Ajo tha se nuk kërkon thjesht dorëheqjen e Ramës, por shkarkimin e tij, duke argumentuar se sipas standardeve të lidershipit, drejtuesit që abuzojnë me pushtetin dhe dështojnë në detyrën e tyre duhet të largohen nga funksioni.
Qytetarja u bëri thirrje shqiptarëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe të mos ndalen në kërkesat e tyre për ndryshim.
Qytetarja: Tashti ky piktori, më ka nxjerrë nga vendi i punës. Pse? Unë nuk kam qëllime partiake. Më e rëndësishmja, të rinjtë që nga ballkoni e kam parë protestat, për mua demokracia po e harrojmë se çfarë ishte, në Shkodër. Neve na erdhi, zotëria. Piktori, meqë bën punën e liderit, dhe unë kam ikur 26 vjet nga Shqipëria dhe jam kthyer me universitet në Itali, me master në Amerikë në organizim lidership, dhe me doktoraturë në organizim lidership, që Universiteti i Shkodrës s'un njohte atë universitetin. Doja të dija, ky zotëria, çfarë do të thotë lider? Dhe më vjen mirë që ju jeni të frymëzuar dhe kërkoni dorëheqje. Por unë jam këtu t'ju them, mos i lutni zotërisë të japë dorëheqjen, sepse ai në bazë të shkencave të lidershipit, të doktoraturës time, ai njeri duhet lëshuar nga puna për vjedhje!
Je i pushuar! Je i pushuar! Je i pushuar!
Kisha dhe një përshëndetje, nuk e di a kam, që nëpër burgje ka celular? Kisha një përshëndetje për Lali Erin këtu. Kur u ktheva unë, shkova kështu duke u marrë me shqiptarët nëpër botë, te një javë kulturore. Atë e takova Lali Erin rrugës. I thashë, ku është programi i teatrit? Dhe më tha që unë kam arritur dhe i kam bërë të tëra vetë në atë bashki, a thua ti se unë kërkam nevojë për punë bashkie. Unë meqë punoj menaxhim projektesh dhe cilësi, i thashë jo mor zotëri, një person që vjen me u informu, ky informacion nuk është në portal. Filloi duke më gjuajtur zotëria i Italisë, se çfarë kishte aty. Dhe kur vjen puna, unë këtë e deklarova dhe të nesërmen më kërcënuan familjen me telefonata anonime. Siç më kërcënuan familjen në Shkodër, dhe shkojnë të gjatë protestës. S'ka problem, s'kanë problem, jemi shkodranë e kurnesha, s'na tremb syri. Dhe kur vjen puna, unë krijoj protestën në Shkodër tashti, dhe të nesërmen njerëzit që unë kam pasur rrotull, që kanë ardhur me mish e me shpirt aty sepse kishin frikë me fol, edhe fjalimet e mia ishin fjalimet e njerëzve të tjerë që kishin frikë me fol, i ka shku kontroll, shoqëru çun, me punu nëpër biznese, ka shku shteti i kontrollon. Kështu që, unë kam edhe një mea culpa për të gjithë ne. Unë kam 7 vjet që jam kthyer dhe shkoj e vij prapë, sepse unë jam pa punë normalisht, dhe s'më intereson sepse s'dua me u pajtu me vendet partiake, me vendet e korruptume që më kanë ofru. Por dua t'ju them që nuk është e lehtë dhe ju kuptoj. Dhe t'ju them që ju duhet të mësoni të ngrini zërin, por jo vetëm sot, sepse unë në 7 vjet kjo është hera e parë që unë shoh njerëzit që çohen pavarësisht a kanë frikë, pavarësisht me çfarë do jetojnë. Thoni jo korrupsionit! Jemi popull që mbështesim njëri-tjetrin, jetohet edhe me ndihmën e njëri-tjetrit. Dhe vetëm kur i thoni jo, dhe çoheni për çdo gjë, dhe jo vetëm këto ditë, ne nuk ikim. Unë e para, do jap emrat e kujtdo që unë njoh që është i korruptuar. Kështu që bravo ju qoftë dhe mos u ndaloni! Janë të pushuar! Nuk duam dorëheqje, duam pushim nga puna, nga kodi etik i punës, sepse ato nuk po sillen si lider. Gjykatat t'i heqin nga puna për korrupsion. Ato të vazhdojnë... nga ana e lidershipit, ato njerëz duhen hequr dhe ne duhet t'i drejtohemi institucioneve përkatëse që të ndërtojmë kauzat dhe t'i zhdukim nga ky vend! Ato nuk janë shqiptarë!