EMRI/ Aksident i rëndë në det, skafi përplas skafin e policisë, një viktimë

Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit.

Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës.

Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën.

Është identifikuar edhe viktima e aksidenti detar në Ksamil, është Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit.

Forca te shumta policie ndodhen në Ksamil.

Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, dyshohet se njëri ka ndërruar jetë.

Ksamil, Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.