U rrëzua nga mjeti lundrues, 37-vjeçari mbytet në liqenin e Ulzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në liqenin e Ulzës.

Një i ri ka humbur jetën, teksa ka humbur drejtimin e mjetit lundrues dhe ka rënë në ujë.

 Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, 37-vjeçari me inicialet A. Z, dyshohet se është mbytur.

Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z.,  37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.