Trump: Marrëveshja me Teheranin është nënshkruar plotësisht
Presidenti amerikan, Donalt Trump rikonfirmoi edhe njëherë se marrëveshja me Teheranin është “e nënshkruar plotësisht”, pa dhënë hollësi nëse edhe Irani e ka nënshkruar dokumentin.
“Marrëveshja është nënshkruar plotësisht dhe Ngushtica është tashmë pjesërisht e hapur”, tha Trump në Evian-Les-Bains të Francës, duke u shfaqur përkrah Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Rruga ujore do të jetë “plotësisht e hapur” deri të premten, u zotua Trump.
Nga ana tjetër Presidenti amerikan thotë se Irani do të lehtësohet nga sanksionet, vetëm nëse “bën atë që duhet të bëjë”.
“Është me të vërtetë një çështje sjelljeje. Nëse ata bëjnë atë që duhet të bëjnë, kjo fillon të japë efekt”, tha ai.
Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Irani “nuk do të ketë armë bërthamore”.
“Ata ranë dakord për këtë”, tha Trump, duke shtuar se “policimi i fortë” do ta zbatojë marrëveshjen.
“Shpresojmë që do të jetë një marrëdhënie e mirë… dhe nëse nuk e bëjmë, do të kthehemi aty ku filluam”, shtoi ai.
Duke iu referuar sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit javën e kaluar, Trump thotë se "ndihej keq që na u desh të tërhiqeshim nga sulmi për dy netë".
Ai thotë se shpreson që SHBA-të dhe Irani të zhvillojnë një marrëdhënie të mirë, por "nëse nuk e bëjmë këtë, kthehemi aty ku filluam, por nuk mendoj se kjo do të jetë e nevojshme".
I pyetur nëse do të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit në Gjenevë, Trump tha se zëvendëspresidenti JD Vance do të jetë ai që do ta nënshkruajë marrëveshjen./ Al Jazeera.