De La Fuente lë ‘yjet’ në stol, formacioni zyrtar i Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër
Spanja nis sot rrugëtimin në Grupin H me sfidën ndaj Kepit të Gjelbër, takim që starton në orën 18:00 dhe pritet me interes të madh nga tifozët e “La Roja”.
Iberikët konsiderohen ndër favoritët kryesorë për të ngritur trofeun, por trajneri Luis De La Fuente ka vendosur të surprizojë me zgjedhjet e tij për ndeshjen e parë.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe bien menjëherë në sy disa mungesa të rëndësishme nga 11-shja titullare.
Emra të rëndësishëm si Lamine Yamal, Nico Williams dhe Dani Olmo e nisin sfidën nga stoli, ndërsa tekniku spanjoll ka preferuar të bëjë rotacion që në startin e turneut.
Në portë konfirmohet besimi për Unai Simón, i cili vazhdon të jetë zgjedhja e parë mes shtyllave.
Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është aktivizimi i Gavit nga minuta e parë.
Mesfushori i Barcelonës rikthehet protagonist dhe do të ketë një rol kyç në manovrën e Spanjës.
Mbetet për t’u parë nëse zgjedhjet e De La Fuente do të rezultojnë të suksesshme, ndërsa tifozët presin të shohin një debutim bindës nga një prej skuadrave favorite të turneut.