E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente
Trajneri Sabri Lamouchi është shkarkuar nga Tunizia. Lajmi i pabesueshëm vjen nga Botërori.
Federata Tuniziane nuk e kapërdiu humbjen e sotme 5-1 ndaj Suedisë. Dhe mbledhja urgjente solli shkarkimin e Lamouchit.
54-vjeçari e drejtoi Tunizinë vetëm për pesë ndeshje. Pas fitores ndaj Haitit, pasoi barazimi me Kanadanë dhe humbjet përballë Austrisë, Belgjikës e së fundmi Suedisë.
Kontrata ishte e vlefshme deri në vitin 2028.
Sfida e radhës për Tunizinë është të dielën, më 21 qershor, përballë Japonisë.