SYRI TV/ Vijon beteja ligjore kundër TEC në Roskovec, Banorët dhe ekspertët e mjedisit kundër TEC

Që prej vitit 2024 vijon beteja ligjore për çështjen e TEC-it në Roskovec, që është kundërshtuar nga banorët e zonës dhe ekspertët e mjedisit. Teksa pala e paditur dorëzoi dokumentat e prapësimeve, ku ky rast nuk ishte cituar si investim strategjik, ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh se revolta popullore kundër qeverisë po jep efekt, pasi një nga kërkesat është rrëzimi i ligjit për investimet strategjike. Ndër të tjera, ai u ndal edhe te shkeljet ligjore dhe pasojat negative që shkakton ndërtimi i TEC-it.

Vijon beteja ligjore për çështjen e TEC-it në Roskovec, që ka ngjallur kundërshti të shumta nga banorët e zonës dhe ekspertët e mjedisit. Gjatë seancës së kësaj të hëne u dorëzuan dokumentat e prapësimeve nga pala e paditur, ku ky rast nuk ishte cituar si investim strategjik. Ambientalisti Lavdosh Feruni, që ka qenë pjesë e seancave gjyqësore, e lidh këtë edhe me revoltën popullore kundër qeverisë, ku një nga kërkesat është rrëzimi i ligjit për investimet strategjike.

Z. Feruni u ndal te pasojat negative që shkakton ndërtimi i këtij TEC-i në mjedis dhe bujqësi, dhe, duke argumentuar shkeljet ligjore, kërkoi të rrëzohet vendimi për ndërtimin e tij.

Sipas ambientalistëve, ndërtimi i TEC-it në Roskovec përbën një precedent të rrezikshëm për ndërtimin edhe të TEC-eve të tjera në Vlorë, ndaj e konsiderojnë këtë investim të panevojshëm, sepse Shqipëria e prodhon energjinë elektrike përmes burimeve të rinovueshme.