A është në idhje me Jonida Maliqin? Alessio thyen heshtjen
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alessio Alia, ka folur lidhur me raportin me Jonida Maliqin, pasi së fundmi është parë krah këngëtares së njohur.
A është kthyer në një lidhje marrëdhënia e tyre?
“Njerëzit takohen edhe për qejf. Kemi shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Jeta personale është personale”, u përgjigj Alessio gjatë një interviste.
Po, a do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me këngëtaren?
Përgjigjja e Alesios erdhi me humor, duke lënë vend për interpretime:
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?” u shpreh ai.
Deklarata e tij, e dhënë gjatë intervistës në emisionin Top Arena, ka shtuar më tej kuriozitetin e publikut, sidomos pas paraqitjeve të fundit të dyshes së bashku. Megjithatë, Alia nuk konfirmoi, por as nuk i mohoi zërat që qarkullojnë për një rikthim të mundshëm të raportit mes tij dhe Jonida Maliqit.