I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit në burgun e Durrësit, lirohet polici i burgjeve

Lirohet nga  burgu Fatjon Baci, oficeri i burgjeve i cili ndihmoi Erion Veliaj duke i dhënë celularin gjatë shoqërimit të tij në IEVP, Durrës.

Vendimi iu komunikua në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO ku po bëjnë kundërshtimet të pandehurit që po gjykohen me procedurë të shkurtuar për dosjen “Veliaj”.

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, dënim i cili ulet ne 3.4 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim pezullimin e tij dhe vendosjen në shërbim prove.