Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar - Gjykata nuk e paranon...

Fatime Kryemadhi e ëma e Monika Kryemadhit tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar në procesin ku akuzohet për pastrim parash.

Fatime Kryemadhi para GJKKO në momentin që SPAK do lexonte pretencen: "Dua gjykim të zakonshem nuk e ndjej veten fajtore, SPAK-u nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia".

Fatime Kryemadhit iu shpjegua nga gjyqtarja se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë pranimi i fajësisë por për t'u gjykuar në gjendjen që ndodhen aktet.

Gjykata pasi u njoh me kërkesën e Fatime Kryemadhit vlerëson se avokatët e saj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar si në seancë paraprake dhe në themel.

Në këto kushte gjykata nuk pranon kërkesën e Fatime Kryemadhit dhe vijoi me kërkesën e prokurorit për konkluzionet përfundimtare.