", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/15/auto_-640-0-6a2fb932d67861781519180.png", "width": 900, "height": 661 } }

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner kalojnë muajin e mjaltit në Itali

Pas ceremonisë së shumëpërfolur të dasmës së tyre, këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë zgjedhur brigjet e Italisë për të kaluar ditët e para si çift i martuar.

Çifti ndodhet aktualisht në Siçili, konkretisht në zonën e Taorminës, ku po shijon një muaj mjalti larg vëmendjes së përditshme mediatike. Megjithatë, paparacët kanë arritur t’i fotografojnë në disa momente romantike, teksa shfaqen më të afërt se kurrë më parë.

Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja, Dua dhe Callum shihen duke kaluar kohë në det mbi një platformë lundruese. Përqafime, puthje dhe buzëqeshje nuk kanë munguar gjatë gjithë qëndrimit të tyre, duke dëshmuar atmosferën e lumtur të muajit të mjaltit.

Artistja 30-vjeçare është shfaqur me një stil veror, e veshur me bikini ngjyrë argjendi dhe një bandana bardh e zi në kokë, ndërsa Callum Turner ka qëndruar pranë saj gjatë gjithë kohës.

Sipas raportimeve, të sapomartuarit po qëndrojnë në një nga resortet më luksoze të zonës, i njohur për pamjet panoramike dhe shërbimet elitare. Përveç ditëve në det, çifti është parë edhe duke shëtitur në rrugët e Taorminës, një nga destinacionet më të preferuara turistike në Itali.

Fotot e fundit vijnë vetëm pak ditë pas ceremonisë së tyre të dasmës, e cila mblodhi emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.

Sipas raportimeve, ceremonia e martesës është zhvilluar më 6 qershor në Villa Valguarnera, në Palermo, ku thuhet se ka performuar edhe legjenda e muzikës Elton John me këngën e tij “Your Song”. Para kësaj, çifti kishte zhvilluar edhe një ceremoni civile në Old Marylebone Town Hall më 31 maj.

Në dasmën madhështore, Dua Lipa ka veshur një krijim të shtëpisë së modës Schiaparelli, të dizajnuar nga Daniel Roseberry, të kompletuar me këpucë Christian Louboutin dhe një kapelë të stilistit Stephen Jones. Ndërsa Callum Turner është paraqitur me një kostum elegant në ngjyrë blu të errët.

View this post on Instagram

A post shared by Dua Lipa (@mwah.dua.lipa)