SYRI TV - EPIKE/ Proteston i vetëm në Përrenjas: Vilson Blloshmi e Genc Leka po dridhen në varr...

Në qytetin e Prrenjasit, ishte njoftuar zhvillimi i një proteste qytetare si shenjë solidarizimi me protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Megjithatë, vetëm një qytetar mori pjesë në tubim.

Në mënyrë ironike, ai u shpreh: “Nëse ju pyesin nga ishin Vilson Blloshmi, Genc Leka dhe Petrit Blloshmi, mos u tregoni që ishin nga këto anë.”

Edhe pse protesta ishte njoftuar rreth një javë më parë, asnjë banor tjetër nuk iu bashkua kësaj nisme qytetare.