Kur Rama bënte grevë me çadra në bulevard, a ishte hajvan, fashist apo agjent?

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama për ditë të tëra ne vitin 2010 bllokoi me çadra bulevardin përballë kryeministrisë dhe bënte grevë natë dhe ditë.

Edi Rama e quante të ligjshme dhe ulërinte "Hap kutitë ose largohu".

Çfarë ishte Edi Rama dhe të tijtë në atë kohë hajvanër, fashistë, agjentë apo rrugeçër?

A harroi Edi Rama, që askush nuk e dhunoi siç bën ai me protestat e opozitës me gaz, ujë me presion, me dhunë shkopinjsh gome, me sprajt me piper, me naziskine pa uniformë?

Përse i quan sot protestuesit paqësore hajvan, fashistë dhe agjentë?

Përse kërkonte dorëheqjen e kryeministrit në 2010 ndërsa sot që është vetë kryeministër përse nuk largohet, ndërsa populli me qindra mijë protestues në Shqipëri dhe anë e mbanë botës ja kërkon atij këtë se janë zhgënjyer gjer në palcë?

A nuk ishte agjent Edi Rama, që kërkonte të pengonte me çdo kusht heqjen e vizave për shqiptarët, që megjithatë nuk e arriti dot sepse liberalizimi i vizave u mor në vitin 2010 dhe shqiptarët i gëzojnë ato edhe sot?

Është e qartë pra që hajvan, fashist dhe agjent i dreqit dhe të birit është vetëm Edi Rama që për karrigen e vet po shkatërron vendin.

Protesta është sot krenaria e këtij vendi dhe protestuesit janë heronj dhe misionarë të vërtetë për një Shqipëri të re pa korrupsion, narkoshtet dhe pa pastrim parash.

NESER MË SHUMË!