SYRI TV/ Edi Rama sulmon qytetarët protestues: Protesta, turmë e degraduar
Edi Rama i ka cilësuar qytetarët që protstojnë prej 16 ditësh një turmë të degraduar. Për të disajtën herë, kryeministri ka sulmuar protestuesit, duke dënuar edhe veprimin e tyre për bllokimin e autostradës teksa shkonin në Aerportin e Rinasit.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me sulme dhe sharje ndaj qytetarëve protestues. Sot me anë të një reagimi, kryeministri e ka cilësur protestën si një turmë të degraduar.
Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
Teksa qytetarët e rasësishëm sensibilizoheshishin me protestuesit teka parakalonin në autostradën Tiranë-Rinas, Edi Ramës duket se nuk i ka pëlqyer skena, dhe ndaj ka nisur edhe diversionin brenda protestuesve.
Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë.
Tashmë Edi Rama, nuk nguron më ta pranojë që protesta nuk ka lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, por drejtëpërsëdrejti me të dhe qeverisjen e tij. E për këtë ka nisur edhe përçarjen e protestës, duke cilësuar protestuesit si të mirë dhe të këqij dhe madje ti fajësojë për krizën e turizmit të nisur që një vit më parë.