I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar
Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i shumëkërkuar dhe i dënuar me 7 vite burgim, por qarkullonte i lirë.
Ai u kap gjatë fundjavës në portin e Brindisit, pak minuta pasi zbriti nga trageti i linjës dhe po kryente procedurat në pikën kufitare.
Shqiptari raportohet se ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian.
Zbulimi u bë nga oficerët e policisë kufitare të Brindisit gjatë kontrolleve në pikën doganore të Costa Morena, për pasagjerët që vinin nga vendet jashtë Shengenit.
Arrestimi i pasagjerit ishte i pashmangshëm dhe ai u dërgua në burgun e Brindisit në Via Appia.
Po verifikohet edhe rrethana se si ai shmangu kontrollet në kufirin shqiptar pa u diktuar, informon media italiane.
Nuk jepen detaje mbi gjeneralitetet, vendin ku ishte dënuar dhe veprën penale të shqiptarit.