Përleshja në sallën e gjyqit në GJKKO/ Vëllezërit Bushgjokaj rrahin me grushta Petrit Çakrrin brenda kafazit të xhamit

Zbulohen detaje të reja lidhur me përleshjen fizike që ka ndodhur mes të pandehurve për vrasjen e Renis Dobrës brenda kafazit të xhamit sot në sallën e gjyqit në GJKKO.

Gazetari Fatjon Gjinaj informon se vëllezërit Bushgjokaj kanë goditur me grushta e dhunuar Petrit Çakrrin brenda kafazit të xhamtë.

Mësohet se Kristi Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: Me leje gjyqtar.

Menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrrit, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakrrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakrri mësohet de gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, që ka agravuar përplasjen.

Syri mëson se kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve për t'i ndarë.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi në korrik të vitit 2025 dhe dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës. I riu u mor peng, u mbyt me litar dhe u hodh në Liqenin e Shkopetit (Ulzë) së bashku me makinën e tij. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

 Të pandehur për këtë vrasje janë vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj (të arrestuar në shtator 2025) dhe shtetasit Petrit Çakrri e Fatjon Bushgjoka.

Seanca po mbahej me dyer të mbyllura pasi ndodhemi në fazën e gjykimit paraprak të dosjes.