Sekuestrimi i 128 milionë eurove dhe kërkesa për arrestimin e Artur Shehut: A është ngritur ky kurth nga Edi Rama?

Elton Qyno – Syri.net/

Bllokimi i një shume rekord prej 128 milion euro në llogarinë e një notereje Amela Mukaj, fsheh një seknar që fijet e orkestrimit i ka lart tek kryeministri i vendit.

Fillimit bllokimi i kësaj shume është kryer nga Agjensia e Pastrimit të Parave, e cila për këtë mega transaksion ka hyrë zyrtarisht në dijeni pas raportimit ligjor që ka bërë noterja, Amela Mukaj.

Kur të gjithë anëtarët e grupit të personave që kishin shitur pronën si Artur Shehu, Redi Struga dhe individë të tjerë prisnin që noteri të kalonte sasinë e madhe të eurove, Agjensia e Pastrimit të Parave që varet direkt nga kryeministri Rama, ka bërë bllokimin e transaksionit përmes llogarisë bankare të noteres.

Paralelisht me këtë Agjensia e Pastrimit të Parave ka njoftuar prokurorinë e posaçme SPAK, dhe dy prokurorët e kësaj të fundit në kohë rekord, bëjnë kërkesën në gjykatë për sekuestrimin e miliona eurove në llogarinë e noteres.

Ata që shitën tokën në Zvërnec dhe që më pas prisnin të mernin lekët duke menduar se u bënë miliardera, brenda një kohe shumë të shkurtër ranë brenda një kurthi, ku tashmë jo vetëm tokën nuk mund ta kenë, eurot nuk mund ti marin pasi u bllokuan, por aktualisht rrezikojnë të arrestohen nga prokuroria e posaçme SPAK.

Një kurth strategjik i kurdisur nga vetë kryeministri, duke përdorur pikërisht instrumentin e tij më të fortë, siç është SPAK. Tashmë oligarkë, pronarë tokash dhe investitorë të huaj kanë ngecur brenda, ku të gjithë presin se çfarë drejtim zgjidhje do marë çështja në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Pritet që në ditët në vijim SPAK të ndërmarë kërkesa të tjera në gjykatë, qofte me arrestime por qoftë dhe me sekuestrimin e pasurive të sipërfaqes së tokës në zonën e Zvërnecit.