Aksident në Rrugën e Kombit, makina përplas për vdekje shqiptarin e Kosovës

Një shtetas nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Reps në Rrugën e Kombit.

Shqiptari nga Kosova ka zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës por është përplasur për vdekje nga një automjet.

Viktima është identifikuar si Kujtim Aliu.

Ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesja e mjetit po nga Kosova.

Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.